
Rudina Magjistari magjepsëse në dritaret e Gjirokastrës
Dritare.net
Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, dukej e mrekullueshme, ndërsa u tregonte ndjekësve në Instagram vendet mahnitëse që pa gjatë vizitës dy ditore në Gjirokastër.
Ajo shkoi në po ato vende që tregoi gazetarja, Rudina Xhunga në reportazhin për Gjirokastrën.
Në fakt gjithçka nisi me reportazhin e gazetares Xhunga dhe tani s'mbeti njeri pa shkuar në Gjirokastër. Si asnjëherë më parë këtë verë Gjirokastra është plot. Qytetarë të thjeshtë, personazhet e njohura, e kanë futur qytetin e gurtë në top listën e vendeve të preferuara për t'u vizituar këtë verë.
Pas emisionit që e gjeni në youtube, Rudina Xhunga, të gjithë ndoqën gazetaren e shkuan në Gjirokastër. Ecën rrugë më rrugë, sokak më sokak, çati më çati, hëngrën ushqime që s'kanë të mbaruar dhe fjalë për t'u përshkruar, panë Kalanë e Pazarin, muzetë e shtëpitë e famshme historike.
Landi Hysi, Blendi Fevziu, Mira Kazhani, Majlinda Bregu, Timo Flloko me Vera Grabockën, Jul Deda, ambasadori gjerman, Peter Zingraf, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, Rudina Magjistari e sa e sa të tjerë, shijuan Gjirokastrën dhe e treguan në Instagram.
Vetëm duke e treguar mund ta kthesh një vend në trend, siç bëri Rudina Xhunga me Gjirokastrën e shumë vende të tjera të mrekullueshme të Shqipërisë./K.C/dritare.net

















