
Rita Ora surprizon nënën. Ja çfarë tha ajo në video-mesazh!
E Hënë 19 Korrik 2021, 19:07
Dritare.net
Sot në programin “Ftesë në 5” në Top Channel ishte e ftuar Vera Ora, mamaja e këngëtares së njohur shqiptare Rita Ora. Vetëm pak minuta më pas vetë Rita, e përshëndeti në shqip të ëmën një video ekskluzive.
“Përshëndetje mami. Surprizë. Me ka marrë malli shumë. Doja t’ju dërgoj një video për t’iu treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj.
S’di nga t’ia filloj por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi. Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë.
Te dua shumë dhe zoti të bekoftë. Mirupafshim”,- u shpreh këngëtarja në mesazhin e saj./M.T/dritare.net

















