Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pse duhet të bëni kardio? Sugjerim nga Balina Bodinaku!

Pse duhet të bëni kardio? Sugjerim nga Balina Bodinaku!

Stërvitja fizike merr një kohë të konsiderueshme për moderatoren Balina Bodinakun. Mund të ketë pushime për mendjen, ama për trupin ajo kujdeset çdo ditë. Ashtu sikurse sot, ku ajo ndodhet në Pogradec, ka shfrytëzuar mëngjesin e freskët për t’u marrë me veten. Kardio është gjithmonë një ide e mire, shkruan Balina.

Pse duhet të bëni kardio? Sugjerim nga Balina Bodinaku!

“Nuk është e vërtetë që shërben vetëm për t'u dobësuar. Të gjithë sportistet profesioniste e përdorin kardion për të rritur performancen e tyre sportive, për te shtuar rezistencën, madje edhe për te ngritur me shume peshe ( nese eshte objektiv). Kardio bën diferencën mes atyre qe stërviten thjesht për te shtuar mase muskulare dhe atyre qe stërviten për t'u stërvitur. Kardio ( jo vetem vrapi) është dhe zgjidhje, ne ato dite kur nuk je ne gjendje te stërvitesh ne palestër, apo me vegla, siç mund te ndodhe shpesh kur udhëton”, shkruan Balina në postimin e saj të fundit në instagram.

Pse duhet të bëni kardio? Sugjerim nga Balina Bodinaku!

Cfarë përfiton trupi kur bëni kardio!

Ju ndihmon të digjni yndyrë dhe kalori për humbje peshe

Kjo e bën zemrën tuaj të fortë në mënyrë që ajo nuk duhet të punojë aq e vështirë për të pompuar gjakun

Rrit kapacitetin tuaj të mushkërive

Ndihmon në uljen e rrezikut nga sulmi në zemër, kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti

Ju bën të ndiheni mirë

Ju ndihmon të fle më mirë

Ndihmon në reduktimin e stresit”./L.F-dritare.net