
Premtimi i Turjan Hyskos për Orinda Hutën, në tre-vjetorin e martesës!
Dritare.net
Sot në tre vjetorin e martesës Turjan Hysko, ka bërë një dedikim për bashkëshorten e tij, Orinda Hutën. Një ditë magjike e quan Turi, e si mos të jetë e tillë , kur ishte e mbushur me dashuri. Premtimi i Turit, për Orindën sot, është dashuri pa kushte edhe për 97-vjet të tjera, pastaj si dihet shprehet ai.
"27/07/2017 Ja pra Orinda Huta, ka ardhur koha qe mos ta mbajmë me sekret! Le ta themi publikisht qe ne te dy kemi 3 vite martuar... Gezuar shpirt! Per 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi qe do te dua, pastaj nuk i dihet jetës!
Ka qene nje dite magjike sepse kishte shume dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jone! Te dua", shkruan në postim Turi.
Çifti është njohur në televizion shumë vite më parë, kur të dy merreshin me muzikë . Sot të dy janë pjesë e ekranit në Klan, ku punojnë për programe të ndryshme!/L.F-dritare.net

















