Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Planet e afërta të Arbana Osmanit, nuk kanë fare lidhje me televizionin!

Planet e afërta të Arbana Osmanit, nuk kanë fare lidhje me

Arbana Osmani, sot ndërsa është duke pushuar gjeti kohë të komunikojë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i bashkon pasioni për kuzhinën. Opsioni Instagramit, pyetje-përgjigje, në një farë mënyre ka zëvendësuar intervistat e televizionit.

Planet e afërta të Arbana Osmanit, nuk kanë fare lidhje me

Të rejat e fundit nga njerëzit e njohur, tashmë thuhen në rrjetet sociale. Arbana nisur nga pyetja e një ndjekëseje, tregoi se në planet e saj është hapja e një restoranti.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”, iu përgjigj ajo ndjekëses që i shkroi në lidhje me këtë temë.

Planet e afërta të Arbana Osmanit, nuk kanë fare lidhje me
Arbana Osmani, krahas pasionit për gazetarinë, dashuron kuzhinën. Ajo është autore e dy librave, “Receta për njerëzit që dua”, dhe “Receta për 5 minuta”.

Planet e afërta të Arbana Osmanit, nuk kanë fare lidhje me

Tashmë e shkëputur përkohësisht nga televizioni, ajo po shijon shtatzëninë e saj të dytë. Moderatorja është në pritje të një djali! /L.F-dritare.net