Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Petrit Çarkaxhiu i Jerichos sjell këngë të re, nga Stambolli

Petrit Çarkaxhiu i Jerichos sjell këngë të re,  nga

Vokalisti i grupit Jericho, Petrit Çarkaxhiu ka publikuar këngën më të re me titull “Dul behari”. Kënga është regjistruar në Stamboll të Turqisë, me muzikë dhe tekst të vetë këngëtarit.

Petrit Çarkaxhiu i Jerichos sjell këngë të re,  nga

Videoja është realizuar nga Sezer Salihi kurse pamjet me dron janë të Agon Nimanit.

Kjo është kënga e tretë e Petritit që realizohet në Stamboll, krahas dy këngëve tjera “Vajzave e Tokave të Diellit” si dhe “Natë e Gatë” që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet për muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Petrit Çarkaxhiu i Jerichos sjell këngë të re,  nga

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit të Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna./ arbresh.info