
Pas suksesit me Dhurata Dorën, Soolking po sjell tjeter bashkëpunim me një këngëtare shqiptare
E Martë 11 Gusht 2020, 12:12
Dritare.net
Këngëtari me origjinë algjeriane, Soolking, është i njohur në vendin tonë pas bashkëpunimit super të suksesshëm me Dhurata Dorën.
Kënga "Zemër" rezultoi tepër e suksesshme dhe mesa duket Soolking ka menduar të sjellë një bashkëpunim me një tjetër shqiptare. Dhe bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Enca Haxhia.
Enca postoi një foto tepër provokuese në profilin e saj në Instagram dhe në messin e mijëra komenteve ai që ra në sy ishte ai i këngëtarit algjerian.
"Canicule", shkroi këngëtari, fjalë që në shqip do të thotë "Valë e nxehtë".
"Po vjen për të marrë ty", ia ktheu Enca.
Menjëherë pas këtij momenti fansat aluduan se një bashkëpunim mes dyshes po vjen, por mesa duket duhet të presim edhe ca./R.P/dritare.net

















