
Pas një dekade rikthehen bashkë publikisht/ Soni Malaj flet për raportin me Flori Mumajesin!
Dritare.net
Soni Malaj pas një pauze jo të shkurtër u kthye me një projekt muzikor në Këngën Magjike. Versioni im, është kënga konkurruese e saj, një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Këngëtarja e ftuar në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale të Florit. Ata kthehen bashkë në një projekt pas rreth 10 vjetësh.Herën e fundit që kanë dalë bashkë, ishte sërish në Këngën Magjike me këngën ‘Fluturimi 3470’, ku asokohe ishin edhe në një lidhje romantike.
Soni tha se gjatë kësaj kohe ata kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.
“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Në rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq.
Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjanë për të mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”, tha këngëtarja./L.F-dritare.net

















