
Pas lajmeve të ndarjes nga Blero, Afrona Dika thyen heshtjen!
Dritare.net
Përveç ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi, Afrona Dika është përballur kohët e fundit edhe me sulmet kibernetike në llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi duket se ajo ka arritur ta rimarrë llogarinë e saj, ndërsa ka thyer heshtjen në rrjetet sociale duke publikuar një foto. Afrona ka ndarë një pozë sensuale në rrjete sociale ku përshëndet ndjekësit duke shmangur detajet nga jeta private.
“Përshëndetje botë”– shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe me një gotë në dorë.
Ndërkohë ajo ende nuk ka bërë një reagim të qartë lidhur me lajmet e ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi. Nga ana tjetër Blero është treguar i paqartë në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë./M.Kdritare.net

















