Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pak kohë pas operacionit, këngëtarja e njohur ka sërish probleme shëndetësore!

Pak kohë pas operacionit, këngëtarja e njohur ka sërish

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar se prej kohësh që vuan nga një problem shëndetësor. Pak më shumë se një vit më parë, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në ligamente. Këngëtarja tregoi edhe disa javë më parë se kishte sërish probleme me gjurin e saj.

Së fundmi, Dafina ka ndarë një fotografi ku tregon se ka vendosur në zonën ku ndjen dhimbje pak akull.

Pak kohë pas operacionit, këngëtarja e njohur ka sërish

“Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”, shkruan Dafina në postimin e saj. Ndërsa përsa i përket muzikës, këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore.

Projekti më i fundit mban titullin “Faj”, një bashkëpunim me Elinel që u publikua tre javë më parë./Xh.Xh/dritare.net