
Pa fotot e para 25 vjetëve/ Me sinqeritetin më të madh, vajza i thotë Aurela Gaçes: Ti paske qenë e çmendur!
E Enjte 14 Janar 2021, 18:06
Dritare.net
Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka postuar në Instagram disa foto, të 25 vjetëve më parë, atëherë kur ishte një vajzë çapkëne dhe pak e “çmendur”. Por çfarë tha një nga vajzat e Aurelës kur pa këto foto? “Ti paske qenë e çmendur” i tha vajza-Aurelës. Ndërsa poston fotot në Instagram, Aurela shkruan:
“Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo edhe kur pa foton nr 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:
-Po ti paske qenë e çmendur!
-“Bravo të keqen mami!” -i thashë. “Vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë." (Foto nga 1996-97-98)”/K.C/dritare.net

















