
Olti dhe Dojna, pushime në Turqi, po ça thotë bota!
Dritare.net
Prej ditësh Olti Curri dhe moderatorja e njohur, Dojna Mema po pushojnë në një resort luksoz në Turqi. E ndërsa u etiketuan si turistët e parë nga Shqipëria që mbërritën në Turqi për këtë sezon turistik veror, nuk kanë munguar reagimet e shumta në rrjetet e tyre sociale.
Ditën e sotme një ndjekëse ka kritikuar Dojnën për mungesën e promovimit të turizmit shqiptar, i cili është prekur ndjeshëm nga pandemia. Ajo shprehet gjithashtu se përtej konsideratave që ka për moderatoren dhe gjyshen e saj, ajo nuk duhet te promovojë Turqinë më shumë sesa turizmin e vendit të saj. Por "mëkatin" për të cilin ndjekësja akuzon Dojnën, kjo e fundit e justifikon me shërbimin perfekt, ushqimin me bollëk, korrektësinë dhe komoditetin, që sipas saj në jug të Shqipërisë lënë për të dëshiruar.
Rikujtojmë gjithashtu që Olti Curri në fillim të udhëtimit të tyre me anë të një story la te kuptohet që ata nuk janë vetëm te dy me pushime.
Por përsëri nuk kanë munguar komentet e tipit ngacmues si "Trashëgime" " Kur u lidhet ju të dy", apo edhe pikëpyetjet në mendjen e tyre për dyshen Olti-Dojna.
Por kuptohet që të tilla komente qëndrojnë më shumë në kuadrin komik ose tendencioz.
Përtej kritikave dhe aludimeve në rrjetet sociale duket që Olti dhe Dojna po i shijojnë në maksimum këto pushime dhe me të drejtë, pasi e gjithë situata e Covid 19 ishte dhe vazhdon të jetë shumë stresuese për te gjithë./R.P/dritare.net

















