
Olta Gixhari në një rrëfim për lidhjen me partnerin dhe jetën në Spanjë!
Dritare.net
Aktorja e njohur Olta Gixhari, është në pritje të ëmbël. Ajo ka treguar pak nga emocionet që po përjeton në këtë periudhë, dhe jetën e saj bashkë me partnerin në Spanjë, në një intervistë për revistën Story. Çifti është njohur për krishtlindje, ndërsa për disa kohë lidhja e tyre ka qenë në distancë.
“Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë”.
Megjithatë për partnerin, ajo është treguar e prerë. Askush nuk do të ketë shans ta njohë, pasi siç tha Olta, ai nuk ka dëshirë që të shfaqet në publik.
“Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e shoubizit. Nuk ka për të dalë ndonjëherë në kamera. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, u shpreh Olta.
Aktorja tregoi se partneri i saj, ka dëshirë që fëmija të jetë djalë, ndërsa shtoi se ende nuk do ta tregojë se sa muajshe është. Ditët e saj në Spanjë, kalojnë vetëm duke menduar për beben.
“Po e shijoj shumë këtë periudhë. Jam futur në boten e bebeve, shoh rroba për bebe gjithë kohës, diskutimet e mia tani janë çfarë karroce do marrim, si do ta veshim, ku do e vëmë krevatin, a do ia bëjmë dhomën tani”, tregoi Olta./L.F-dritare.net

















