
Puntata e sotme në Përputhen ka qenë e tensionuar, pasi Atdheu në një lidhje direkte në studio ka zbuluar se është kërcënuar. Ai ka deklaruar se ka marrë një mesazh kërcënues për Sarën dhe nga prefiksi u numrit, duket se është nga Dubai.
Atdheu: Mesazhi është “o shoku largoju Sarës, po ta them tani kaq pik”.. Numrin ma ka shpërndarë Sara.
Sara: Ça po thua mo?
Atdheu: Pusho, mos fol ti!
Sara; Mos më fol mua ashtu njëherë, se të drejtën e fjalës s’ma ndalon askush!
Atdheu: Ti tani do mbash përgjegjësi ta dish. Sa për grupin, më mori një nr holandez, e dhe i thashë jam në spital, ai më tha kam një mesazh nga miku im, i rashë, po s’ma hapi, pastaj më erdhi ky mesazhi kërcënues.
Bora: Pse mendon se të ka ardhur?
Atdheu: Bora patjetër kjo gjë është serioze se kemi ardhur të gjejmë dashurinë, jo të marrim kërcënime.
Sara: Unë se di pse me adresohesh nga unë, unë se di kush është njëherë. A je në terezi. Ai është personazh publik, numrin e tij e gjejnë të gjithë, mbase do vëmendje. Nga unë s’ka asnjë lloj kërcënimi.
Jasmina: Mua më kanë ardhur në Instagram që të lëmë dikë të qetë këtu brenda.
Atdheu: Nëse po bëhet fjalën për dikë që ka jashtë, se ndryshe se kuptoj.
Bora: Para se të sëmureshe, ju ishit mirë, çfarë ka ndodhur?
Atdheu: E kemi shkëputur në fakt pas kamerave marrëdhënie./M.M-dritare.net

















