Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Të rinjtë nuk pyesin për virus, mblidhen kokë më kokë me Ledri Vulën në Jalë

Të rinjtë nuk pyesin për virus, mblidhen kokë më

Tashmë që jemi në sezonin e turizmit, të pushimeve, do të gjejmë mënyra nga më të ndryshmet për t’u argëtuar. Një nga këto janë edhe party-t. Por në këtë situatë që ndodhemi për shkak të virusit, grumbullimet janë tepër të rrezikshme. Duket se njerëzit nuk po pyesin më për virus, por mblidhen grumbull në party të ndryshme. Si kjo me këngëtarin, Ledri Vula në Jalë.

Të rinjtë nuk pyesin për virus, mblidhen kokë më

Këngëtari ka postuar një video në Instagram, ku shihet mes fansave të tij, në një party në pishinë. Nuk ka aspak distancim social, që e bën edhe më të rrezikshme përhapjen e virusit.

View this post on Instagram

10/10 ????????????????????????????????????

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ndërkohë, një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se festat, ditëlindjet janë kthyer në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit dhe u bëri apel të rinjve të jenë më të përgjegjshëm./K.C/dritare.net