
Një muaj me Kridin. Klea Huta tregon emocionet e para si mama
E Shtunë 4 Korrik 2020, 13:01
Dritare.net
Sot është bërë jë muaj që kur ka ardhur në jetë djali i Klea Hutës dhe Elgit Dodës.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar sesi ka qenë ky muaj për të, si mama dhe gjithë emocionet që ka përjetuar.
"O Krid i mamit, sot një muaj erdhe në jetë dhe na e ndryshove atë përgjithmonë, kryevepra jonë. Nuk më besohet që të mbaj në krahë e kujdesem për ty prej një muaji. Ti je i vogël e nuk kupton gjë, por mami ka shumë lumturi që do ta ndajë me të gjithë i vogli im, dora ime vogël, era ime e mirë! Edhe 100 vite o jetë e imja! Të dua mam!", shkruan ajo./E.B-dritare.net

















