
Një koment për flokët që e bëri Aurela Gacen të reagojë!
Dritare.net
Komentet për Aurela Gacen përgjithësisht janë pozitive. Ata që e duan janë të shumtë. Ka edhe mes tyre, që tek-tuk të hedhë ndonjë fjalë për pamjen, për të cilën Aurela guxon shumë. Sot pasi postoi një foto të vjetër me flokë të prera, komentet ishin të ndryshme. Për këtë artistja bëri këtë reagim!
“Në komente, lexova dashuri pa kushte, ku vlerësoni atë qe jap në skenë,e jo thjeshtë një rruajtje floku. Por, sigurisht, pati komentues të hidhur.
E kuptoj që nuk mund të mbani mend sa herë ma ka dhënë truri mua të rruaj leshtë, por këtë status sot, po e bëj e qetë edhe e qeshur.
A e dini pse? M'u kujtuan komentet e shumta negative në rrugë, në kohën kur e "rruajta flokun" për herë të parë. Viti 1998.
Atëherë nuk kishte rrjete sociale ku mund te lexoje se ç'mendim kanë për veprimet e tua. Ama, përballja ishte e egër në rrugë. Sot, e ke në dorë. Po deshe i lexon, po deshe i bën bllok .
Po në rrugë si i bëhet?
Si mund ta përballojë dikush presionin e drejtpërdrejtë të sharjeve e fyerjeve?
"O Zot si është bërë" " o debile" "kjo paska shkarë" "gjynah, qenka sëmurë" "ti rroje kosherja" e plot të tjera.
Tani, imagjinoni një shpirt të lirë, që nuk dëmton askënd me veprimet e saj, të përballet me të tilla tallje në rrugë.
Jo që nuk iu dorëzova mërzisë, por fillova ta bëja me më shumë vendosmëri.
Sa më shumë më shanin, aq më shumë shkoja tek berberi i lagjes.
Thashë me vete, "Ja unë, ja ata" Sigurisht fitova. Nuk është ndonjë çështje e madhe puna e një leshi te prerë a të bojatisur, jo. Çështja qëndron tek liria e mendimit. Tek liria e individit. Tek të shprehurit pa doreza të ndjenjave të tua. Sot, me keqardhje ( sigurisht jo për veten), lexoj po të njëjtat shprehje. Unë ia dola , me këtë liri e pasion për jetën. E çuditshme është që ata që gjykojnë, kanë ngelur po njësoj.
Sa keq!
Uroj që të mësojmë brezat që vijnë, fëmijët që rrisim, me dashurinë për veten, për dëshirat e tyre, për jetën që do të jetojnë”, shkruan Gace në facebook./L.F-dritare.net

















