Një javë në jaht/ Çfarë ndodhi gjatë pushimeve të Aulona Mustës dhe Rezarta Shkurtës!
E Hënë 13 Korrik 2020, 09:09
Dritare.net
Rezarta Shkurta dhe Aulona Musta kaluan pushimet e para të kësaj vere së bashku. Të dyja mikeshat, të apasionuara pas udhëtimeve nëpër botë, këtë verë për shkak të pandemisë, zgjodhën një alternativë që pushimet të ishin po aq perfekte sa ç'mund të kishin qenë edhe në një kohë tjetër.
Përreth një javë në jaht, larg të gjithëve duke zbuluar gjiret më të bukura në jug të vendit tonë.
Siç e thotë edhe Aulona, fillimisht nuk ishte fort entuziaste që këtë verë nuk do të udhëtonte jashtë, por pas këtyre pushimeve ndryshoi mendim.
"Megjithatë këtë vit Covidi na mbajti në Shqipëri dhe duhet ta pranoj që bëri shumë mirë sepse kam kaluar ndër pushimet më të bukura.
Kjo padyshim falë vendeve ku qëndruam dhe vizituam, por mbi te gjitha falë miqve me të cilët shijuam këto pushime dhe që bënë çdo gjë më të bukur".
Ndonëse kishte pak detaje për vendet e fshehta që vizituan, Rezarta, regjistroi momentet më pikante të pushimeve të tyre.