Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

Nisin xhirimet e SNOB: Për herë të parë, zbulohet kasti i

Ashtu siç u paralajmërua, Anabel Entertainment në bashkëpunim me Nilor Film do të sjellin së shpejti projektin e ri filmik të quajtur "SNOB". Dita e sotme, shënon nisjen e xhirimeve të këtij projekti, qëllimi i të cilit është të vendosë një standart të ri në tregun e serialeve shqiptarë.

Nisin xhirimet e SNOB: Për herë të parë, zbulohet kasti i

Çfarë është SNOB?!

SNOB është një projekt i ri filmik, me producente dhe skenariste Dalina Buzin, regji të Redi Trenit në qendër të të cilit janë 9 të rinj, jeta e të cilëve ndërthuret mes misterit intrigës dhe të papriturave.

Ç'dihet rreth kastit?

Në postimet e fundit, publikuar në Instagram-in e Anabel_Media, u zbulua për herë të parë kasti i aktorëve, pjesëmarrës në SNOB. Në fillim të këtij projekti të ri, u zhvillua një audicion me mbi 100 aplikantë dhe pjesa më e madhe e të përzgjedhurëve janë pjesë e Akademisë së Arteve.

Nisin xhirimet e SNOB: Për herë të parë, zbulohet kasti i

Pavarësisht moshës së re, një pjesë e tyre janë angazhuar edhe më herët në filma, teatro apo projekte të tjera kinematografike.

E dimë që jeni kureshtarë, kështu që po jua prezantojmë një për një!

1. Ketjona Pecnikaj

Studentë në Akademinë e Arteve dhe njëkohësisht aktore e Teatrit Metropol.

Nisin xhirimet e SNOB: Për herë të parë, zbulohet kasti i

2. Josif Sina

Student në Akademinë e Arteve, i angazhuar edhe më herët në projekte të tjera filmike dhe në fushën e modelingut.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

3.Olta Beqiri

Olta studion për ekonomi, por është gjithashtu e njohur për popullaritetin e saj në Instagram dhe Tik Tok falë videove të shumta që kanë në qendër interpretimin.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

4. Elios Shuli

Student në Akademinë e Arteve për Regji.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

5. Megli Haskaj

Megli studion për Marketing dhe është jo pak e famshme ne llogarinë e saj të Instagram-it.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

6.Todi Kasemi

Todi ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme teatrale në Shkodër dhe projekte të vogla filmike.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

7.Altea Lazaj

Studente e Akademisë së Arteve, për Regji. Altea, ka marrë pjesë në pjesën teatrale "Xhelatët" dhe përpos kësaj, dallon për stilin e veçantë që prezanton përmes fotove në rrjetet sociale.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

8. Iva Çuni

Iva, studion për Stomatologji, por pavarësisht pasionit që ka për aktrimin ky është projekti i saj i parë.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

9. Brarend Akçiu

Brarendi, sapo ka dalë nga bangat e gjimnazit, por ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme teatrale falë pasionit dhe talentit që shfaq për aktrim.

Nisin xhirimet e SNOB, seriali më i ri i Anabel Entertainment

Mendojmë se zbuluam mjaftueshëm, kështu që të tjerat i mësoni në SNOB!/Anabel