
Nga qindra në mijëra euro, sa shtrenjtë vishen moderatoret shqiptare!
Dritare.net
Për moderatoret, pamje e jashtme është një detaj mjaft i rëndësishëm. Kjo vërehet qartë edhe te prezantueset shqiptare, të cilat i kushtojnë një kohë të konsiderueshme. Firma me emër, të shtrenjta, veshje të veçanta, në këtë artikull do t’i hedhim një sy stilit të disa prej moderatoreve shqiptare. E bukura, është një pikë që i bën bashkë të gjitha.
Alketa Vejsiu, është njëra prej tyre, që shpesh vishet me Elizabetta Franchi. Së fundmi një adhuruese e Ermanno Scervino. Veshjet e saj variojnë nga 600 euro, në 2 mijë euro, si ky jumpsuit.
Marina Vjollca, është një tjetër moderatore e cila shpesh zgjedh Elizabetta Franchi. Veshjet e saj variojnë nga më pak se 100 euro deri në 1200 euro një fustan.
Bora Zemani, është një prej moderatoreve që duke qenë çdo ditë në ekran, luan me veshjet. Një natë mund ta shohësh me kostum serioz, e një natë tjetër me atlete. Në çdo herë një yll e bukur, me veshje jo shumë të shtrenjta. Veshjet e saj variojnë deri në 200 euro.
Luana vjollca është një ndër moderatoret që vishet më shtrenjtë. Fustani Versace, i njëjtë me Jennifer Lopez, i kalonte 10 mijë euro.
Ndërsa së fundmi, në emisionin e 28 nëntorit për festa, mbante veshur këtë fustan unik nga Alexander McQueen me vlerë 14 mijë euro.
Bizhuteritë e tyre janë një tjetër detaj, që i shtojnë vlerë veshjes. Megjithëse, secila prej tyre jo në çdo dalje, ‘mban veshur’ mijëra euro. Janë të njëjtat, që jashtë ekranit në orarin primetime, mund t’i shohësh veshur thjeshtë me një kostum sportiv, aspak të shtrenjtë. /L.F-dritare.net

















