
Nga Manjola Nallbani tek Eli Fara dhe Irma Libohova, divat shqiptare pozojnë me bikini!
Dritare.net
Vera është pikërisht momenti kur vajzat tregojnë linjat perfekte të trupit të tyre. Fotot e këngëtareve, modeleve, moderatoreve dhe aktore, me pozat e tyre provokuese shoqërojnë gjithë verën. Por ato që "vjedhin" më shumë vëmendje janë pozat me bikini të vipeve që nuk plaken kurrë, e që duhen admiruar për guximin, por edhe për trupat e tyre joshës.
Këngëtarja Manjola Nallbani, e cila njihet nga të gjithë për zërin e saj brilant, ka postuar ditën e sotme një foto me bikini të zeza dhe shfaqet superformë. Nuk kanë munguar komplimentet nga fansat, por edhe nga personazhe publik si Soni Malaj, Eli Fara, Albana Osmani, Anxhela Peristeri dhe shumë të tjerë.
Këngëtarja me zërin e saj të mrekullueshëm, Irma Libohova, nuk e ka kursyer një pozë me bikini për ndjekësit e saj. Ajo ka ndarë një foto nga kaltërsia e detit Jon, e veshur me bikini blu, e shfaqet fantastike.
Edhe Eli Fara ka pozuar së fundmi me bikini dhe duket superyll.
Mihrije Braha është një këngëtare shumë e dashur për publikun. Ajo admirohet për muzikën e saj, por edhe për karakterin karizmatik. Njihet si natyrë pa komplekse dhe nuk ngurron të ndajë me ndjekësit e foto mbresëlënëse me bikini.
Ledina Çelo është padyshim ikonë e bukurisë shqiptare. Ajo gjithmonë shfaqet në formë dhe fotot me bikini e konfirmojnë shumë mirë këtë fakt.
Vlen në përgëzim i madh për këto yje që pavarësisht moshës, nuk kanë hequr dorë nga kujdesi ndaj vetës./dritare.net

















