Në ditën e lindjes, urimin më të bukur Olta Gixhari e merr nga partneri!
E Enjte 9 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net

Sot aktorja e dashur, Olta Gixhari feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar dhuratat apo urimet e bukura për Oltën. Por veçuam vetëm një urim që na emocionoi neve, e jo më Oltën.

Partneri i aktores qenka shumë romantik dhe këtë na e tregon dedikimi i tij për Oltën. Me një trëndafil të kuq dhe një kartolinë, ai i ka uruar gëzuar ditëlindjen dashurisë së tij.

"Jam njeriu më i lumtur me ty pranë. Të dua!”, thuhet në urimin, në kartolinë. Aktorja e ka postuar kartolinën në Instagram, ndërsa shkruan: "Të dua shumë i shtrenjti im. Ditëlindja më speciale e të gjitha viteve."

Ju kujtojmë se Olta dhe partneri i saj shumë shpejt do të bëhen prindër.

Gëzuar ditëlindjen Olta!/K.C/dritare.net