Në albumin e ri, Beyonce vishet nga stilistë shqiptarë
Dritare.net
Duket se veshjet nga stilistët shqiptarë janë kthyer në të preferuarat e këngëtares me famë botërore, Beyonce. Por nga të preferuarit e saj janë veshjet e Kujta dhe Merit. Duarartët shqiptarë, stilistët nga Kosova, Kujta dhe Meri çdo ditë prekin suksesin ndërkombëtar. Kujta dhe Meri kanë postuar në Instagram videon e këngës "Mood 4 Eva”, nga albumi më i ri “Black is King”, duke shkruar se, look-u i divës në Kujta & Meri ka qenë, perla më e çmuar që kanë prekur dhe krijuar.
“Jo i lehtë, por shumë motivues, ka qenë rrugëtimi për krijimin e disa pjesëve të filmit të shkurtër të Beyonces “Black is King”. Look-u i divës në Kujta & Meri ka qenë, deri tani, perla më e çmuar që është prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyonce, do të jeni motivimi ynë në krijimin e artit dhe avancimin e talentit tonë përtej oqeanit. Krijimtaria jonë në shërbimin tuaj është dëshmia jonë më e madhe! Unë i adhuroj njerëzit si ju!”, shkruan Kujta dhe Meri.
Beyonce është veshur edhe herë të tjera nga Kujta&Meri dhe mund të themi se veshjet janë super të bukura. Doemos janë zgjedhur nga një superyll./K.C/dritare.net