Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ndahet Donald dhe Beatrix/ Donaldi: E kam shumë të vështirë, nuk jam robot!

Ndahet Donald dhe Beatrix/ Donaldi: E kam shumë të vështirë,

Në spektaklin e mbrëmshëm të BBV, u diskutua për ftohjen e marrëdhënies së Dondaldit dhe Beatrixit. Një pjesë e banorëve mbështetën Beatrixin kur ajo tha se e ndiente Donaldin më të largët dhe se marrëdhënia e tyre nuk ishte më si në fillim. Pas debatit që u krijua kur moderatorja Arbana Osmani i pyeti se çfarë po ndodhte mes tyre, Donaldi vendosi të mos debatojë më. Por pas përfundimit të spektaklit ai u duk shumë i prekur dhe i nervozuar për këtë debat dhe në një bisedë me Beatrixin ai i tha se ndoshta do të jetë më mire që secili të jetë vetëm brenda shtëpisë.

Biseda mes Donaldit dhe Beatrixës:

Donaldi: E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format.

Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm, më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë as robot, as klloun ja q**** r***, kam dhe unë mendjen time.

Beatrix: Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj./Xh.Xh/dritare.net