
Monika Lubonja pushon në jug: Edhe këtë verë me ç'na ndodhen!
E Shtunë 6 Gusht 2022, 20:08
Dritare.net
Aktorja Monika Lubonja ka nisur pushimet dhe duket se ka preferuar jugun e vendit.
Ajo ka ndarë në Instagram disa foto, e veshur me rrobabanjo të verdha.
“Edhe këtë verë po e kalojmë me ato qe na janë ndodhur, ashtu si na janë ndodhur, në këto 5 dekada, pa shtuar e pa rregulluar. Edhe po ngjau gjë sezonin tjetër, prapë do njihemi”, shkruan ajo krahas fotove të publikuara.
Ajo mori shumë komente, nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj, të cilët e komplimentonin për fizikun./M.K/dritare.net

















