
Moderatores i plotësohet dëshira/Sërish shtatzënë, këtë herë me një vajzë!
E Hënë 21 Shtator 2020, 12:12
Dritare.net
Mama e një djali, moderatorja Elita Rudi, është shtatzënë për herë të dytë.
Këtë herë, ajo pritet të sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka dhënë vetë bukuroshja në rrjetet e saj sociale, përmes një metode që tashmë është shumë 'in' te çiftet e reja. Të zbulosh gjininë e fëmijës, me ngjyrën e petaleve në një tullumbac.
Lumturia në sytë e çiftit dallohej qartë.
Megjithëse e rëndësishme është që fëmija të jetë shëndoshë e mirë, Gjiko dhe Elita, kishin shprehur dëshirën për të qenë prindër të një vajze./L.F-dritare.net

















