
Miriam Cani feston ditëlindjen, ja urimi emocionues i Alban Skënderajt!
E Shtunë 30 Maj 2020, 14:02
Dritare.net
Sot është një ditë e veçantë për familjen e çiftit më të dashur të shoubizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Miriami feston 35-vjetorin e lindjes.
Ai që u kujdes për t’ia zbukuruar edhe më shumë këtë ditë, është partneri i saj Albani.
Sigurisht që nuk mund të mungonte urimi i Albanit për mikën e tij të zemrës. Ai ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqen të dy në takimet e para dhe ato të kohëve të fundit.
Ndërsa poston fotot, Albani ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar bashkëshorten e tij.
“Gëzuar ditëlindjen shpirt. Faleminderit që i jep ngjyra jetës sime!”, shkruan Albani.
Festofsh edhe shumë ditëlindje të tjera Miriam!/K.C/dritare.net

















