
Miqësi apo romancë/Capital T poston foto me modelen e njohur shqiptare
E Mërkurë 22 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Këngëtari Capital T është kthyer në një nga emrat më të përfolur të skenës muzikore shqiptare. Kjo për faktin se ai po korr tepër sukses me projektet e tij muzikore, por edhe jeta e tij private është tepër e diskutuar.
Një foto e sapo publikuar nga Capital T ka ndezur rrjetin. Ai ka ndarë një foto pranë modeles së njohur, Adrola Dushi dhe e ka shoqëruar me një emoji zemër. Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë në komente për të ditur se çfarë po ndodh mes tyre. Nëse bëhet fjalë për një miqësi të ngushtë, diçka më shumë apo thjesht një bashkëpunim mes tyre.
Megjithatë vlen të thuhet se Capital T dhe Adrola duken shumë bukur pranë njëri-tjetrit./R.P-dritare.net

















