Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Me foton e ëmbël, Olta Gixhari na tregon emocionet e javëve të fundit të shtatzënisë!

Me foton e ëmbël, Olta Gixhari na tregon emocionet e javëve

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, për pak javë do të marrë në krahë engjëllin e saj. Më në fund, Olta ka zbuluar sesa muajshe shtatzënë është. Ndërsa poston një foto nga pushimet, aktorja tregon sërish barkun e rrumbullakosur. Ajo shkruan se është 32-javëshe shtatzënë dhe se për pak do të lindë kryevepra që do t’i ndryshojë jetën asaj dhe partnerit.

“32 javë shtatzënë dhe këto janë pushimet tona të fundit çift. Për pak javë kryevepra jonë do të na ndryshojë jetën, dhe ne mezi po e presim.”, shkruan Olta.

Me foton e ëmbël, Olta Gixhari na tregon emocionet e javëve

Pritjen e ëmbël, aktorja po e kalon në Spanjë, bashkë me partnerin e saj. Lajmin për shtatzëninë aktorja na e dha vetë, rreth dy muaj më parë në rrjete sociale. Tani ne po presim që të na tregojë edhe gjininë e bebit./K.C/dritare.net