Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Mblodhi grumbull fansat, pastaj fajësoi mediet. Mozzik kërkon falje

Mblodhi grumbull fansat, pastaj fajësoi mediet. Mozzik kërkon falje

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ditën e djeshme nisi turin e tij nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Ai kishte si qëllim promovimin e albumit të tij “Mozzart, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet!

Veprimi i tij bëri bujë të madhe në media dhe u kritikua për grumbullimin e njerëzve në këtë periudhë pandemie.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku janë përmbledhur disa momente nga dita e djeshme.

Gjithashtu ai ka kërkuar falje për veprimin e tij.

“ MOZZART! Ju dua shumë, ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë dhe pa asnjë përfitim tjetër.

Më falni nëse e bëra tollovi pak

Sinqerisht Mozzik”, ka shkruar reperi.

Reperi ditën e djeshme madje akuzoi edhe mediat, por mesa duket ka reflektuar dhe thekson se këtë e bëri për fansat e tij./R.P/dritare.net

Mblodhi grumbull fansat, pastaj fajësoi mediet. Mozzik kërkon falje