
Blogerja e njohur Lori Hoxha, si shumë vipa të tjerë, për të kaluar kohën gjatë karantinimit, ka bërë në Instagram, pyetje dhe përgjigje, me ndjekësit.
Një nga pyetjet që iu drejtua Lorit, ishte sesi e kalonte një ditë të karantinë. Ajo i është përgjigjur duke i treguar se çfarë bën që kur zgjohet në mëngjes, e deri në darkë.
“Zgjohem, bëj dush, vesh diçka të bukur dhe ndoshta bëj edhe pak makijazh për t’u dukur se dita ime ka një qëllim, bëj një kafe, hap laptopin për të bërë detyrat që janë të gjitha për shumë shpejt, mbyll laptopin nga mungesa e motivimit, shoh një film, ha, pi shumë kafe. Po, këtë bëj gjithë ditën”, shkruan Lori.
/E.B-dritare.net/

















