
Aktorja e humorit, Lisa Kujofsa do të largohet nga Klanifornia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram. Ajo nuk e tregon arsyen e largimit nga Klanifronia.
Dalja e sotme, do të jetë e fundit për Lisën në show-n argëtues.
“Miq të dashur!
Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia. Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit!
Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet e mbi të gjitha kritikat, të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi... sepse do shihemi, premtoj!”, shkruan aktorja.
Lisa i dha jetë shumë personazheve të Klanifornia dhe neve do të na mungojë shumë humori i saj./K.C/dritare.net

















