
Linda 3 fëmijë, do kem strija e celulit. Aktorja revoltohet me ndjekësit!
Dritare.net
Pas daljes nga Big Brother, aktorja Arjola Demiri është shndërruar një ndër personazhit më të ndjekur në rrjetet sociale.
Por si gjithmonë, në rrjetet sociale ndjeklësit nuk e kanë shumë të vështirë të bëjnë kritikat e tyre nëse nuk ju pëlqen diçka. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar Arjolën se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.
E teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin.
Për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.
“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksion in tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.
Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola./Xh.Xh/dritare.net

















