
Landi dhe Aurela Gaçe kujtojnë sot Dr. Florin në 42-vjetorin e lindjes së tij
Dritare.net

Dr. Flori nëse do të ishte ende me ne, do të festonte sot 42-vjetorin e lindjes. Florian Kondi u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari i shumë hiteve, së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit gjatë viteve 2000-2009.Disa nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt e kanë kujtuar sot këngëtarin e ndjerë në rrjetet e tyre sociale. Roland Hysi ishte i pari që e kujtoi mikun dhe bashkëpuntorin e tij përmes një postimi në Instagram. Ai ka postuar një pjesë videoje të shkëputur nga kënga “Baba në këtë skenë”, që Flori realizoi me Aurela Gaçen para se të ndahej nga jeta por që u publikua pas ngjarjes tragjike.
“Jo 15 vjet plako! Jo! Je akoma baba në këtë skenë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skena!”, shkruan Landi bashkëngjitur me videon. Edhe Aurela Gaçe e ka kujtuar sot artistin Florian Kondi. Ajo ka ripostuar videon e Landit dhe ka shkruar: ‘’Sot, ditēlindja jote Flor.’’ /S.F.-dritare.net

















