
"Do digjesh zjarr" nga Anila Mimani, është padyshim një ndër hitet shqiptare më të dëgjuara. Një këngë që i ka rezistuar kohës, dhe vijon të dëgjohet ende jo në çdo vend ku ka festë.
Këngëtarja e hiteve të një dekade më parë, vitet e fundit është larguar disa nga muzika. Por Bes Kallaku, siç duket po e rikthen atë në tregun muzikor.
Së fundmi ai ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shihet ndërsa regjistron klipin në bashkëpunim me Mimanin.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Xhensila, zbuloi pak më shumë, ndërsa tregoi se kënga e re, do të jetë një ndërthurje me atë origjinalen.
Muzika dhe refreni do të mbeten të njëjta. Sigurisht Besi në këtë rast ka ditur mirë kë të zgjedhë për të realizuar një hit vere./L.F-dritare.net

















