
Duket se çifti i parë në “Për’puthen +40” është konfirmuar. Iliri duke e kapur në befasi Gilbertën i ka dhënë puthjen e parë në buzë. Gjatë takimit ai i tha se i kishte munguar gjatë kohës që nuk kishin patur takime bashkë.
Iliri: E kam dashur prej kohësh. Mezi po prisja.
Arjani Konomi: Dyshova sa verë kishte pirë Iliri. Nuk të erdhi keq që ia more vjedhurazi atë puthje.
Iliri: Duke njohur tipin e Gilbertës. Pas largimit nga Gilberta po bëhesha pak i vrazhdë, nisa duhanin, shtova ne peshë dhe më pas rrezatova se vura re se diçka po ndihej në ajër se po ndryshonte.
Në fund ata të dy u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në program, duke krijuar kështu çiftin e parë në "Për’puthen +40”./dritare.net

















