
Klea ka ditëlindjen/ Elgiti i bën urimin e ëndërrave, por ja çfarë na fsheh!
E Hënë 13 Korrik 2020, 11:11
Dritare.net
Ditën e sotme këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Klea Huta ka ditëlindjen, dhe ketë na e kujtoi Elgiti me një urim shumë emocionues.
Bashkëshorti i Kleas, Elgit Doda sapo postoi një foto si çift dhe shkroi: "Gëzuar ditëlindjen mami&gruaja më e mrekullueshme në botë, të duam unë dhe Kridi".
Kujtojmë që Klea dhe Elgiti para një muaji u bënë prindër të një djali që e quajtën Kridi.
Elgiti nuk na e tregon se sa vjeç mbushi Klea sivjet, por sipas një përllogaritje nga ne, ajo feston 27 vjetorin e lindjes.
Duke i uruar Kleas ditëlindjen, ne po ju sjellim disa foto të çiftit te dashur nga publiku, Klea-Elgit./R.P-dritare.net

















