Klea Huta tregon si ndjehet gjatë gjithë kohës një vajzë shtatzënë!
E Mërkurë 27 Maj 2020, 14:02
Dritare.net

Klea Huta, është në muajin e fundit të shtatzënisë. Së bashku me partnerin e saj, Elgit Dodën, ata janë në pritje të një djali.

Së fundmi ajo ka postuar në instagramin e saj, një foto ku përshkruan më së miri gjendjen e një vajze shtatzënë: e uritur.

Nepsi gjatë shtatzënisë, është mjaft normale, e po kështu ndonjëherë edhe ankesat. Ndaj Elgiti në komentin më poshtë i shkruan:
“Edhe thua pastaj kam vënë peshë”.

Çifti i dha fund beqarisë në fillim të këtij viti në Marok, ku realizoi një set fotografik në shkretëtirë./L.F-dritare.net
