
Klea Huta tregon një nga pasiguritë më të mëdha që kishte gjatë shtatzënisë!
Dritare.net
Dy muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Erdhi në jetë Krid, engjëlli i tyre i vogël. Ashtu si çdo grua shtatzënë, edhe Klea kishte disa pasiguri dhe frikëra, në periudhën më të bukur të jetës, shtatzënia.
Përmes një postimi në Instagram, Klea ka rrëfyer një nga pasiguritë që e ka shoqëruar gjatë, fakti sesi do t’i ndryshonte jeta. Nëse do të kishte kohë të kujdeseshe për veten, apo të mendonte për projekte të reja. Por këngëtarja dhe tanimë aktorja thotë se, pas lindjes është motivuar shumë për t’u kujdesur për veten dhe menduar çfarë qëllimesh kishte.
“Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time!”, shkruan Klea./K.C/dritare.net

















