
Klea Huta rikthehet si aktore në një serial shqiptar
Dritare.net
Ish-banori i Big Brother 2, Bjordi Mezini, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka prezantuar trailerin e një projekti filmik "Kapiten Dinamo". Videoja lë të kuptohet se bëhet fjalë për një serial televiziv, i cili ka qendër jetën e një regjisori, rol i luajtur nga aktori Erblin Bajko.
Pjesë e kastit do të jenë edhe shumë emra të tjerë të njohur si: Klea Huta, Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleks Seitaj, Romina Ruda dhe shumë të tjerë.
Por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve ishte prania e Klea Hutës.
Nuk dihet nëse xhirimet e filmit janë realizuar para apo pas shtatzënisë së Kleas, pasi akoma nuk ka shumë detaje rreth filmit.
Klea me këtë projekt i rikthehet pasionit të fëmijërisë, aktrimit. Gjithashtu pritet që mamaja e Kridit të ketë rolin kryesor në film. Akoma nuk është bërë publike ndonjë datë zyrtare kur do të publikohet filmi, por me këtë kast aq intrigues shumë prej jush me siguri mezi po e prisni./R.P/dritare.net

















