
Klea Huta dhe Elgit Doda shumë shpejt do të bëhen mami dhe babi. Çifti i dashur është në pritje të një djali.
Gjininë e zbuloi vetë Klea disa ditë më parë, me një video super të bukur.
Këngëtarja mezi po pret që të marrë në krahë të birin. Tashmë çdo gjë është gati për pritjen e ëmbël.
Klea dhe Elgiti i kanë blerë shtratin të voglit të tyre, rrobat i ka gati, kukullat, parfumin, të gjitha. Klea ka postuar në Instagram një foto ku tregon shtratin me gjërat brenda për të birin.
“Mami mezi pret të të takojë!” shkruan Klea në Instagram./K.C/dritare.net

















