
Kam marrë bekimin e Berishës, Armina Mevlani ndan detajet e dasmës!
Dritare.net
Lidhja shumëvjeçare e Armina Mevlanit do të kurorëzohet në martesë këtë fundjavë. Vjeshta është sezoni i preferuar i çiftit Mevlani-Berisha, ndaj kanë zgjedhur këtë fund shtatori për t’i dhënë fund beqarisë.
Blogerja e njohur ndau pak detaje për dasmën e saj me rreth 300 të ftuar.
“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani./L.F-dritare.net

















