
Jonida Vokshi s’ka përjetuar më parë të dielë si kjo!
E Diel 31 Maj 2020, 15:03
Dritare.net
Aktorja Jonida Vokshi, nuk nguron t’i ndajë momentet e saj të lumtura gjatë shtatzënisë edhe me ndjekësit e saj në instagram. Së fundmi ajo ka treguar se kurrë më parë nuk është ndjerë si sot gjatë kohës që bënte pazar. Kjo për shkak se nuk po zgjidhte rroba për veten, por për bebin e saj që pritet të vijë në jetë së shpejti.
“Ne qindra e mijra here qe kam bere shopping per vetem time,asnjehere nuk kam perjetuar kete ndjesi kur zgjedh gjerat e tua! Hajde,mos vono me”.
Vokshi u martua në vjeshtën e vitit të kaluar, ndërsa tani është zhvendosur në Kosovë, aty ku jeton bashkëshorti i saj./L.F-dritare.net

















