
Jonida Shehu ëmbëlson Instagramin/ Poston foton e veçantë të bashkëshortit me vajzën!
Dritare.net
Këto ditë të nxehta vere e kanë gjetur moderatoren e njohur Jonida Shehu afër detit. Pas përfundimit të sezonit televiziv, moderatorja ka nisur pushimet me familjen e saj. Ajo nuk i ka kursyer fotot, madje as pamjet e ëmbla të vajzës së saj.
Pak minuta më parë ajo ka ndarë me ndjekësit një foto, ku shfaqet bashkëshorti dhe vajza e tyre. Ky postim i habitur disi fansat, pasi Jonida e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg vëmendjes së medies. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo poston më së shumti lidhur me punën e saj si moderatore dhe kjo foto familjare sigurisht që do të merrte vëmendjen e ndjekësve.
Ajo e ka shoqëruar foto e vajzës me të atin me shkrimin "Mbrapa çdo vajze të shkëlqyer është një baba me të vërtetë i mrekullueshëm".
Mesa duket se ky veprim i Jonidës u ka pëlqyer ndjekësve dhe komentet pozitive nuk kanë munguar./R.P/dritare.net

















