
Jonida Maliqi dhe Dafina Zeqiri sapo bënë xing me njëra tjetrën me një veshje të njëjtë!
E Martë 14 Korrik 2020, 10:10
Dritare.net
Jonida, e cilësuar si ikonë mode në Shqipëri para disa ditësh ka veshur një xhaketë të zezë dhe të gjatë, me kopsa dhe e thurur deri në detaje.
Ndërkohë mbrëmë e ftuar Kurthin e Piter Panit, Dafina kishte veshur një fund në formë xhakete, me detajet e qëndisjes, identike si të Jonidës.
Diferenca e vetme e veshjes midis Jonidës dhe Dafinës ishte se ajo e Jonida e kishte veshur me pantallona të zeza “over size”.
Me një logjikë të thjeshtë, Dafina ka kopjuar këtë veshje nga Jonida, duke qenë se ajo e ka veshur më përpara.
Por nuk duhet të harrojmë se tendencat e modës i ndjekin të gjithë.
Se kujt i shkon më shumë kjo veshje, Jonidës apo Dafinës, po ua lëmë juve t’i vlerësoni./R.P-dritare.net

















