
Jo vetëm me një këngë, Era Istrefi vjen edhe me look të ri
E Hënë 10 Gusht 2020, 13:01
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Era Istrefi prej disa ditësh ka pralajmëruar bashkëpunimin e saj me reperin e njohur nga Kosova, Buta. Pritet që kënga të publikohet së shpejti dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Era.
Ajo në Instastory ka shpërndarë disa momente nga studioja ku po punon këngën, ndërsa ka shkruar: "E lodhur në studio, por ia ka vlejt", duke treguar se një hit i ri është rrugës.
Por ajo që vihet re është se Era ka zgjedhur të ndryshojë përsëri look-un e saj. Këngëtarja shfaqet bjonde me flokë të shkurta.
Artistja njihet për karakterin e saj eksperimentues dhe gjithmonë vjen me risi të reja./R.P/dritare.net

















