Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin “hapa” në muzikë

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka publikuar se fundmi një këngë të titulluar "Tjetër botë".

Por përtej vlerësimit të këngës, ajo që na tërheq vëmendjen është tendenca e aktorëve shqiptarë, kryesisht ata të humorit, për të "hedhur një këmbë" te muzika.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Ishte Ermal Mamaqi ai që në fillimet e tij përveç aktrimit, herë pas here publikonte ndonjë këngë.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Tashmë një artist shumëdimensional, Ermali duket sikur muzikën nuk e ka prioritet, por që siglën muzikore të filmit "I love Tropoja" e bëri vetë.

Një këngë e titulluar “Mall i zjarrtë” që dukej sikur ishte si një kurë "relaksi" për mendjen, aq e qetë dhe e ëmbël ishte.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Ndërkohë një tjetër aktor tjetër i zhanrit komik, Bes Kallaku ka realizuar disa videoklipe, dhe pothuajse të gjitha janë duete.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Besi qëndron më shume tek Hip Hop- Rep dhe mundohet të sjellë ritmin në këngët e tij.

Por ndryshe nga Ermali, në një masë të gjerë është parë shpesh herë më sy kritik zëri dhe krijimtaria e tij muzikore.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Por përsëri këngët e tij marrin mijëra klikime, dhe kjo në vetvete është një matës i suksesit të këngës.

Po ashtu edhe aktori i ri në moshë, Olsi Bylyku, i cili u bë i njohur për rolin e tij "Kimikati" në "Portokalli", ka hedhur disa hapa në muzikë.

Kujtojmë që Olsi në një kohë shumë të shkurtër fitoi simpatinë e publikut si aktor, pasi karakterizohej nga lirshmëria dhe natyraliteti në skenë.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Por mesa duket Olsi nuk u mjaftua vetëm me aktrimin, ai u prezantua më një këngë në duet tek "Kënga Magjike" dhe arriti të marrë çmime.

Ai e ka theksuar shumë herë që pasioni i tij është të repojë dhe mesa duket po e ndjek shumë mirë.

Tashmë Olsi numëron disa videoklipe, që kryesisht janë gjithashtu duete.

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin

Nëse vite më parë ishte tendenca e prezantuesve për të depërtuar në botën muzikore, tani aktorët meshkuj të humorit po i konkurrojnë në këtë drejtim, mesa duket.

Gjithsesi për aq kohë që ekziston talenti, artistët shumëdimensional, mbeten të parapëlqyer nga publiku./R.P-dritare.net

Jo vetëm humor/ Aktorët po tentojnë të hedhin