Jennifer Lopez e shqetësuar sa të gjithë vajzat që do martohen: Nuk e di ç’do të ndodhë me dasmën time!
E Mërkurë 15 Prill 2020, 19:07
Dritare.net
Koronavirusi ka pezulluar gjithçka, përfshirë këtu dhe dasmat, të cilat ose janë anuluar ose janë shtyrë për vitin tjetër.
Vajzat që ëndërronin të bëheshin nuse këtë verë, janë shumë të shqetësuara dhe po aq sa ato, është edhe Jennifer Lopez, e cila do të martohej me Alex Rodriguez.
Në një lidhje direkte me Ellen TV Show, J.Lo tha se as ajo vetë nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me dasmën e saj.
“Kjo situatë na ka ndikuar paksa. Por, të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë vërtet nuk e di se çfarë do të ndodhë me dasmën time. Tani jemi si e gjithë bota. Duhet të presim dhe të shohim", tha ajo./E.B-dritare.net