
Prej disa kohësh, gazetarja Iva Tiço është në një lidhje me një djalë nga Gjermania, për të cilin shumë pak ka folur.
Iva ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” të Rudina Mangjistarit, ku edhe pse shumë e rezervuar, tregoi disa gjëra në lidhje me partnerin.
Ajo tha se u njohën rastësisht në një lokal në Tiranë.
“U njohëm në mënyrën më të rastësishme të botës. Kur është i duhuri nuk bën asgjë. U njohëm në një kafene në Tiranë. Isha në tavolinë vetëm unë me kompjuterin tim duke punuar dhe ai ishte vetëm”, tregon gazetarja dhe vazhdimi është thjesht histori”, tha ajo.
Iva dhe parnteri i saj momentalisht po jetojnë bashkë, ndërsa përsa u përket planeve të martesës ajo tha se nuk e ka akoma mendjen e ndarë. Herë e mendon veten nuse e herë jo. Sido që të jetë, Iva është shumë e lumtur dhe planet ia ka lënë kohës./E.B-dritare.net

















