Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Iva Tiço i përgjigjet pyetjes më të bezdisshme: Ja pse nuk shëndoshem me gjithë këto që ha!

Iva Tiço i përgjigjet pyetjes më të bezdisshme: Ja pse nuk

Gazetarja Iva Tiço, përmes një postimi në Instagram, shkruan se një nga pyetjet që e bezdis më shumë është “si nuk shëndoshesh me gjithë ato që ha”.

Ajo shprehet se nuk i pëlqen kjo pyetje që në shumicën e rasteve bëhet si kompliment sepse është pa supersticioze. Por ka dhënë një sqarim për të gjithë pse nuk shëndoshet, përmes një postimi në Instagram.

Ne ka nje pyetje qe me bezdis, edhe pse ne shumicen e rasteve ma drejtojne si kompliment, eshte “Si nuk shendoshesh me gjithe ato qe ha”.
Me bezdis se pari sepse jam disi supersticioze, me duket se perfolja e ushqimit, peshes dhe shendetit jane perzierja qe ndjell syrin e keq. Me cudit edhe fokusimi i njerezve tek kalorite e ngrena, dhe jo tek shpenzimi i tyre ne sport te perditshem, dokumentuar thuajse cdo dite ne story. Shumica e njerezve ia lene pergjegjesine “geneve me fat” dhe jo punes se perditshme. Por perpos tyre, me bezdis fakti se sa keq mendojme per ushqimin, ndaj me poshte po rreshtoj disa pergjigje te pergjithshme per pyetjen “pse nuk shendoshem me gjithe keto qe ha” (pervec arsyes se sportit):
Nje ushqim i prezantuar bukur nuk eshte “gjithe ky”. Nuk e ve perpara te gjithe tarten dhe t’i futem me koke. Ha nje fete ne dreke, dhe nje ne mengjes. Bashke me nje kafe ky eshte mengjesi i vetem, pra nje vakt i plote.
Sa here shihni nje embelsire ne faqen time, kujtoni qe kjo eshte embelsira e vetme. Ajo nuk shoqerohet me ngrenie çokollatash, patatinash, biskotash dhe asnje te blere te gatshme, te ambalazhuar, te ngrire.
Ushqimi i gatuar ne shtepi eshte me i shendetshmi. Eshte menyra me e sigurt per te kontrolluar permbajtjen e konservanteve, aromatizuesve dhe gjithe perberesve te panjohur.
Tavat “e bukura”, makaronat apo dhe ndonje gatim qe mund te duket “bombe” ne foto, nuk jane ushqime shtese qe behen per Instagram. Jane vakte normale familjare qe hahen me porcione normale. ????Dietologet apo nutricionistet qe une njoh dhe ndjek, perkrahin idene qe ushqimit tone nuk duhet t’i mungoje asgje. Mbatja e trupit ne forme pastaj eshte ceshtje balancash, e atyre qe hame dhe atyre qe djegim.
Edhe po te mos isha e holle, prape nuk do hiqja dore nga “mekati i shijes”. Ushqimi eshte lumturi!
Sqaruar keto, faleminderit per cdo koment, like dhe inkurajim ne postimet e ushqimit! Ajo qe kuptova gjate karantines eshte se ne kete jete çdo gje kalohet me thjeshte kur ke pasione. Gjate ketyre muajve te gatuarit dhe ndarja e ketij pasioni me te gjithe ju, ma beri gjithcka me te lehte. Le ta ndajme sot e tutje vec per dite te bukura!”, shkruan Iva./E.B-dritare.net